37 autoambulanca moderne i janë shtuar flotës së Urgjencës Mjekësore. Lajmin e ka bërë të ditur sot vetë kryeministri Rama, i cili ka postuar një video në Facebook.
“Mirëmëngjes dhe me vetëdijen se patjetër ka yhy sa shumë akoma për të bërë, por me bindjen se kush ka sy për të parë dhe mend për t’u kujtuar nga u nisëm, as që mund ta diskutojë se çfarë progresi i madh është bërë deri këtu me shëndetësinë, ju uroj një javë të mbarë”, thekson Rama.
Falë autoambulancave, për qarkun e Tiranës, koha e mbërritjes është 15 minuta, ndërkohë që planifikohet që e njejta gjë të aplikohet në të gjithë Shqipërinë.
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shpreh se “të gjitha thirrjet për ndihmë mjekësorë nga e gjithë Republika e Shqipërisë, vijnë në këtë njësi koordinimi. Por, gjëja më e rëndësishme është që shtimi i autoambulancave në vendndodhjet që ato u shpërndanë, na krijoi mundësinë e shkurtimit të kohës akoma më shumë”.