42 qytetarë të infektuar me Covid në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete 

AKTUALITET


44 qytetarët kanë rezultuar pozitive më Covid19 gjatë 24-orëve të fundit në vend, nga 722 testime të kryera gjithsej.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë këtij harku kohor, fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete nga Covid.

Nga infektimet, 24 kanë rezultuar në Tiranë, 6 në Durrës, nga 2 qytetarë në Shkodër, Delvinë, Memaliaj, nga 1 qytetarë në Lezhë, Krujë, Kavajë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë.

Janë 482 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Janë shëruar 66 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,046 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 42
Të shëruar në 24 orë 66
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 722

Testime totale 1,982,318
Raste pozitive 331,117
Raste të shëruara 327,046
Raste Aktive 482
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 254
Elbasan 40
Fier 37
Vlorë 31
Durrës 22
Gjirokastër 23

Dibër 20
Lezhë 20
Shkodër 13
Korçë 10
Berat 9
Kukës 3



Skip to toolbar