Yuri Kim: Diçka është duke ndodhur në Shqipëri, ju po e ndjeni në ajër  

Më të fundit


Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka folur për rëndësinë e investimeve amerikane në Shqipëri. E pranishme në Asamblenë vjetore të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Kim deklaroi se Shqipëria ka ende shumë mundësi për të ofruar.

Sipas saj, akoma më shumë investitorë amerikanë do të vijnë të investojnë në Shqipëri, por së pari duhet që të pastrohen gjykatat dhe të zbatohen rregullat.


Biznesi dhe shoqëria shqiptare kanë rëndësi. Globalizimi ka sjellë përfitime për SHBA-në. Sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë e kanë bërë të qartë. SHBA i ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Shqipërisë. SHBA po punon me qeverinë shqiptare që shitës të besuar. Investimet e SHBA-së në Shqipëri janë më lartë se asnjëherë më parë. Ne synojmë më lartë.

Ka aq shumë talent dhe mundësi që nuk është prekur ende këtu. Diçka është duke ndodhur. Në vendet e tjera ku kam shërbyer, mund të ndjesh kur diçka po ndodhte. Mendoj që tanimë për shkak të ndikimit në ekonomitë tona dhe që ka buruar nga ajo që po bëjnë rusët, ka pak shkurajim.

Po ju them që në bazë të përvojës time, diçka po ndodh në ajër në Shqipëri. Këtu ka mundësi. Nëse nuk do e ndjenit këtu, nuk do të ishit këtu. 

Të jemi seriozë për identifikimin e pengesave gjatë ardhjes së investimeve amerikane për të lehtësuar. Kur gjykatat të jenë të pastra, do kemi investime amerikane në Shqipëri. Kur investitorët të kuptojnë që rregullat të zbatohen njësoj për të gjithë”, tha ajo.

Kim ndërkohë deklaroi se furnizimi me energji në Evropë mund të bëhet përmes Shqipërisë. 

Besoni ose jo, tha ambasadorja, “ajo që po ndodh në Shqipëri mund të sjellë një kontribut domethënës për marrëdhënien tonë si anëtar të NATO dhe që Evropa të çlirohet nga varësia e Rusisë”.

Që prej 24 shkurtit kur Rusia pushtoi Ukrainën ne kemi parë ndikimin  kemi parë ndikimin që ka sjelle mbi ekonominë evropiane dhe sektorin e energjisë, sepse është vërtet i ndërvarur  nga gazi natyror.

Besoni ose jo ajo që po ndodh në Shqipëri mund të sjellë një kontribut domethënës për marrëdhënien tonë si anëtar të NATO dhe që Evropa të çlirohet nga varësia e Rusisë. Pra diversifikimi i furnitorëve me energji mund të realizohen përmes Shqipërisë. Projekti i gazit të lëngshëm në Vlorë mund të sjellë 5 mld metër kub gaz natyror në vit. E gjithë TAP-i ka kapacitet 20 mld metër kub gaz natyror.

Jemi duke eksploruar mundësitë. E gjithë kjo do të mbështesë përpjekjet tona për të rritur energjinë në Evropë, veçanërisht për të sjellë rreth 50 mld metër kub gaz në vit në Evropë”, theksoi nder te tjera Yuri Kim.




Skip to toolbar