“Bashkohemi rreth opozitarizmit, jo rreth emrave”, Tabaku: Betejën nuk e kemi me SPAK. E dhimbshme përçarja e PD-së

Më të fundit


Deputetja demokrate, Jorida Tabaku e ka konsideruar të dhimbshme përçarjen e Partisë Demokratike në emisionin “Real Story“. Ajo ka thënë se bashkimi realizohet rreth opozitarizmit, jo rreth emrave.

Sipas Tabakut, sot nuk ka pse dikush të gëzojë për atë që i ndodhi Sali Berishës, sepse ishte diçka e keqe që i ndodhi PD-së, nuk kishte vend për triumfalizëm për të shkuarën që ai ka.


Pjesë nga intervista:

Tabaku: Pas një beteje të gjatë dy vjeçare dhe u lodhur duke patur një betejë me njëri tjetrin unë vendosa që betejën ta kemi për qytetarët. Që nga ai moment kam refuzuar që të përfshihem në debatin e brendshëm. Unë jam pjesë e grupit parlamentar të PD dhe këtë nuk e zhbën dot asnjë fakt sepse jam zgjedhur me votat e PD sa herë që ka nevojë jam në koordinim me aktivitetin për to sepse askush nga ne nuk funksionon dot vetëm.

Askush nga ne nuk funksionon dot pa grup, pa forcën politike, por njëkohësisht edhe pa aksionin që duhet të vijë nga disa individë. Kam shpresuar që ky bashkim që ka ndodhur deri në këtë masë, duhet të vazhdojë, sepse në duhet të kemi parasysh që operojmë në një sistem ku nuk favorizohen ofertat e partive të vogla ose sistemi nuk të jep krah, ashtu siç ndodhi në rastin e Italisë që votat të mos humbin.

Vota maksimizohet me një ofertë të vetme dhe prandaj kam bërë thirrje që opozita duhet të jetë në një koalicion të gjerë opozitar. Kushdo, nuk e kemi luksin në këtë moment të themi më pëlqen Jorida s’më pëlqen Mentori, nuk bëjmë do zgjedhje në këtë moment. Në këtë moment duhet patjetër që të maksimizojmë çdo forcë opozitare për të ndërtuar një alternativë për 2025 sepse jemi në vit elektoral.

A është real bashkimi… Berisha nuk ka raporte te mira me SHBA, BE dhe PPE. PD sot është në krizë me aleatët perëndimorë.

Tabaku: Në këto tre vite kanë ndodhur shumë gjëra, vendime që varesh apo edhe nuk vareshin nga ne. Vendimi i korrikut të vitit 2021 për Berishën nuk varet nga ne dhe ne nuk kemi asnjë ndikim në të. Por ne kemi ndikim për mënyrën se si vijojmë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe kemi një ndikim për mënyrën si organizohet PD dhe opozita në zgjedhje.

Pasi kemi bërë një betejë 3-vjeçare duke i thënë z. Berisha ik dhe duke e përçarë partinë në një mënyrë që për mua dhe shumë kolegë nuk ka qenë normale por ka qenë edhe pak e dhimbshme. Të shohësh demokratët në ato skena, besoj se kemi arritur në një moment ku duhet t’i pranojmë gjërat ashtu siç janë. Sot për mua nuk ka pse dikush të gëzojë për atë që i ndodhi z. Berisha sepse ishte diçka e keqe që i ndodhi PD-së nuk kishte vend për triumfalizëm për të shkuarën që ai ka.

Dhe për faktin që është mbledhur 90% e grupit parlamentar atje sepse gjykojnë që pjesa më e madhe e PD është atje. Unë mendoj që ne betejën nuk duhet ta bëjmë as me institucionet, nuk duhet të rrethohemi as rreth emrave, por rreth opozitarizmit.

Betejën nuk e kemi me SPAK, i qëndroj kësaj ideje. Para dy javësh diskutuam mbi shqetësimet që SPAK ka sot. Janë të gjithë duke i dhënë një provë institucioneve./abcnews.al




Skip to toolbar