Inceneratorët/ Tabaku: Qeveria duhet të kishte marrë masa që kur u denoncuan, të ndalonte fondet për kriminelët

Më të fundit


Deputetja demokrate, Jorida Tabaku thotë se qeveria duhet të kishte marrë masa që kur u denoncua afera e inceneratorëve. Në një intervistë për emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, Tabaku u shpreh se Tirana, megjithëse paguhet për incenerim, nuk ka funksionuar asnjë ditë për dy vite.

Sipas deputetes, hetimi i SPAK ka ndihmuar që inceneratori i Tiranës të vendoset në administrim shtetëror.


Pjesë nga diskutimi:

Nazarko: Mos ndoshta ju zgjidhni këtë lloj opozite që ngjan si më e lehtë, merr të dhëna gati nga SPAK, KLSH, nga ndonjë rival i Erionit dhe i përdorni këto dosje edhe për të krijuar. Elektoralisht kjo lloj e të bërit opozitë, është provuar e dështuar.

Tabaku: Jo, nuk është e vërtetë këto dosje kanë shkuar nga opozita në SPAK. Unë fjalën shantazh në politikë, nuk e njoh e nuk e zbatoj. Unë cështjet i kam denoncuar vetë, duke nisur nga inceneratori, nuk kam pritur ta marr nga kundërshtari. Kam duruar 6 vite deri sa u bë komisioni hetimor. Nuk po marr disa të dhëna për t’i shfrytëzuar për të bërë politikë. Është për të mirën publike.

Nazarko: Edhe në rastin e inceneratorit, ju thoni dëmi i shkaktuar shtetit, është 400 milionë dollarë. Ndërkohë kur është dëmi hipotetik, në përfundim të kontratës pas 20 vitesh.

Tabaku: Nëse sot do kishim një incinerator në Fier, Elbasan dhe në Tiranë, atëherë është e vërtetë që nuk do ishte kaq dëmi ekonomik, por sot nuk e kemi një incinerator as në Tiranë, as në Fier dhe as në Elbasan. Dhe ndodhemi në kushtet kur e gjithë pagesa është një dëm ekonomik. Se sot Fieri nuk është hapur asnjë ditë. Totali është 430 milionë, që nuk janë paguar akoma është në proces e sipër pagesa. Inceneratori i Fierit ka përfunduar pagesat, por nuk ekziston nuk ka punuar një ditë. I Elbasanit nuk është në punë, Tirana megjithëse paguhet për incenerim ka dy vite nuk ka funksionuar një ditë. Pra nuk është narrativë politike. Jam përpjekur të flas me fakte. Hetimi i SPAK ka ndihmuar që inceneratori i Tiranës sot të shkojë në administrim shtetëror. E di cfarë do kisha bërë unë që ditën e parë që do dëgjoja që kjo është një aferë korruptive. Në vend që të sulmoja kundërshtaren që e denoncoi atë në momentin e parë kur SPAK nxori njoftimin që kjo është një skemë korruptive dhe bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, shteti duhet të kishte ngritur një grup pune. T’i ndalonte kontratat që merrnin fonde edhe nënkontraktorëve që merrnin fonde, sepse janë kriminelë në kërkim ndërkombëtar, të paktën fondi publik të mos shkonte atje. T’i vendoste në administrim shtetëror dhe të bënte cdo gjë për t’i vënë në punë. Atëherë nuk do e konsideroja dëm ekonomik. Që në 2021 kur janë bërë njoftimet e para nga SPAK, qeveria duhet të kishte marrë masa, ndërkohë që vijoi i pagoi deri para tre muajsh. Kjo duhet të kishte ndodhur dhe atëherë unë nuk do flisja për dëm ekonomik, por për tre inceneratorë që punonin. Në kushtet kur qeveria ka vijuar i ka paguar këto kompani pa kryer punët, pa patur procesin e incenerimit, atëhere më vjen keq po kjo është situata./abcnews.al




Skip to toolbar