Trajtimi i mbetjeve dhe taksimi për profesionet e lira? Tabaku: Koha për një kod fiskal, PD në qeveri…

Më të fundit


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se menaxhimi i mbetje duhet të jetë me landfillet rajonale dhe me diferencimin në burim.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Taabaku u shpreh se lidhur me këtë, janë kaluar në parlament dy projekte të tjera.


Sa i takon taksimit për profesionet e lira, Tabaku nënvizoi se ka ardhur koha për të ndërtuar një kod të ri fiskal, me disa parime bazë për biznesin.

Pjesë nga diskutimi

Nazarko: Dy pyetje për të ardhmen, si do e zgjidhni ju çështjen e trajtimi të mbetjeve dhe si do veproni ndaj taksimit.

Tabaku: Sa i përket menaxhimit të mbetjeve, qeveria me të vërtetë thotë se zgjodhëm këtë mënyrë se na u duk më efikase se kishte një situatë emergjence e me radhë, ndërkohë vetë po vijon po merr veprime për landfillet rajonale, që është edhe mënyra më e preferuar e legjislacionit të BE. Italia ka vetëm incenerimin dhe e dimë problemet si është lidhur mafia e plehrave në Itali me të gjithë aktivitetet kriminale, asnjë vend tjetër i BE nuk e ka incenerimin. Në kushtet kur këto janë fakt, qeveria duhet të kishte bërë çdo gjë që t’i hiqte nga duart e atyre që e kanë, sepse ende e kanë, dhe ti çonte në administrim qeveritar, bashkiak për të vënë në efektivitet. Si strategji dhe vizion, unë mendoj se menaxhimi i mbetjeve duhet të jetë me landfillet rajonale, me diferencimin në burim. Kemi kaluar në parlament dy projekte të tjera. Sa i përket profesioneve të lira, mendoj se nuk ka shtet pa taksa dhe do jetë abuzive që unë t’i them qeverisë që t’i mbajë me taksa zero.

Edhe vetë në qeverisje nuk do i mbanim me taksa zero, por mendoj se duhet të ketë një sistem të drejtë, që duhet të prevalojë së pari, taksa e sheshtë që është një politikë që unë e besoj sepse nxit formalitetin. Ka ardhur koha që ne të ndërtojmë një kod fiskal, me këtë nënkuptoj gur themeli i legjislacionit fiskal. Në vendet europiane përgjithësisht politika e taksave për punën për fitimin, është stabël.

Sigurisht që lëvizin me elementë të sigurimeve shëndetësore, fitimet, lëvizin me elementë të vegjël, ka një politikë taksash që krijon edhe stabilitet, edhe për investitorët e huaj, bizneset e reja. Sepse kështu ndërtohet shteti. Dhe ka ardhur koha që një kod fiskal me disa parime bazë për biznesin duhej patjetër të zhvillohej sigurisht me dakordësi të të dy palëve politike.




Skip to toolbar