Ish-kryeministri Sali Berisha shkeli vendimin e gjykatës së posaçme pasi këtë të hënë nuk u paraqit në spak, sic kerkon masa e sigurise se caktuar ndaj tij: detyrim për tu paraqitur prane oficerit te policise gjyqesore të hënën e parë dhe të tretë të muajit.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe përveç detyrimit për tu paraqitur atij iu caktua edhe masa e bllokimit të pasapartës duke iu ndaluar e drejta për të dalë jashtë kufijëve të shqipërisë.
Tashmë do të jetë prokuroria e posaçme që do të verifikojë arsyet që ish-kryeministri nuk u paraqit prane saj. Me pas do te vendoset nese do të përsëritet edhe njëhërë njoftimi për tu paraqitur të hënën e 20 nëntorit në orën 10 në prokurorinë e posaçme apo nese do të ketë ashpërsim të masës së sigurisë, bazuar në nenin 260 pika 3 e Kodit të procedurës penale.
“Kur nevojat e sigurimit rëndohen apo personi shkel detyrimet që lidhen me masën e sigurimit, gjykata, me kërkesë të prokurorit, mund të vendosë zëvendësimin e saj me një masë më të rëndë ose caktimin e një mase sigurimi shtrënguese ose ndaluese shtesë.”
Po ndryshe nga Berisha, ndërtuesi Fatmir Bektashi, gjitjhashtume masen detyrim paraqitje, u paraqit në prokurori në orarin e caktuar nga gjykata.
Pas përfundimit të procedurave Bektashi nuk pranoi të flasë për mediat.
Biznesmeni qendroi para gazetareve dhe degjoi pyetjet e tyre por me gojen mbyllur dha mesazhin se nuk do te flase asgje publikisht
në lidhje me akuzat e prokurorisë për aferën e privatizimit te ish klubit partizani.