Eskpert i Juves, për të trajnuar shqiptarët

AKTUALITET


Një skuadër futbolli nuk do të ishte e plotë nëse nuk do të kishte stafin mbështetës. Një nga hallkat më të rëndësishme janë mjekët. Ata janë vendimtar, pasi kujdesen për lojtarët gjatë ndeshjeve dhe stërvitje, duke ndihmuar ekipet të realizojnë objektivat e tyre.

Ndaj, UEFA e konsideron stafin mjekësor në ekip si një kusht të rëndësishëm për liçensimin e klubeve që luajnë në ligat e saj, por edhe në ligat përkatëse të shtetve anëtare.

Nisur nga ky fakt, edhe në Shqipëri, Federata Shqiptare e Futbollit e shikon si një nga hallkat më të rëndësishme të procesit të licensimit të klubeve stafin mjekësor. Ndaj, të mërkurën, në ambientet e federatës është zhvilluar një trajnim i stafeve mjekësore të klubeve të Superligës.

Fizioterapistët e ekipeve të Superligës, dëgjuan mbi të rejat e fundit nga fusha e mjekësisë sportive, nga mjeku i ekipit kombëtar shqiptar Doktor Gianluca Stesina. Ish- mjeku i Juventusit, që aktualisht është pjesë e Juventus Medical, referoi përpara kolegëve të tij të klubeve shqiptare, duke u paraqitur atyre teknikat dhe praktikat më të mira për rikuperimin e sportistëve pas traumave.



Skip to toolbar