Strakosha ndal Gjimshitin, Lazio fiton Kupën e Italisë ndaj Atalantës (video)

SPORT


Lazio ka triumfuar ndaj Atalantës në finalen e Kupës së Italisë, duke e mbyllur sezonin me njê trofe. Skuadra e Simone Inzaghit fitoi ndaj skuadrës së Gian Piero Gasperinit me rezultatin 2-0, me të dy golat që u shënuan në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes. Autor të dy golave ishin Segerj Milinkovic-Savic dhe Correa, të cilë realizuan përkatësisht në minutën e 82′ dhe 90′-të.

Me fitoren e sotme, Lazio koleksionon shtatë trofe në Kupën e Italisë, duke u bërë ekipi i tretë që e ka fituar më shumë herë Kupën e Italisë pas Juventusit me 13 trofe dhe Romës me 9. Sakaq, Atalanta nuk ia doli tê fitonte këtë trofe të rëndësishëm, në finalen e të cilit mungonte prej sezonit 1962-63.

Thomas Strakosha me Lazion dhe Berat Gjimshiti me Atalantën e kanë nisur titullar takimin e sotëm, teksa loja ka qenë e balancuar në përgjithësi. Në një moment Atalanta u ndalë nga shtylla, ndërsa Lazio ka treguar efikasitet në fundin e takimit duke shënuar dy golat që i dhanë trofeun.

Pas fitores së sotme, Lazio do të përfitojë dhe 10 milionë euro nga Lega e Serisë A, që i jep si shpërblim për fituesin e kupës. Gjithashtu skuadra e Inzaghit do të luajë edhe në finalen e madhe të Superkupës së Italisë kundër Juventusit.



Skip to toolbar