Fëmija bie nga makina dhe babai nuk e vë re, në gjendje të rëndë

AKTUALITET


Një aksident i rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një fëmijë i vogël ka dalë nga xhami i makinës, ndërsa i ati nuk e ka vënë re, por ai është gjetur nga një tjetër person, i cili e ka dërguar menjëherë në urgjencën e spitalin rajonal, ku ndodhet në gjendje kome.

Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes, ndërsa nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se fëmija është gjetur i aksidentuar në afërsi të urës se Bardhajve të njësisë Rrethina. Ka qenë drejtuesi i një mjeti tip ‘Benz’ që e ka gjetur fëmijën në anë të rrugës dhe e ka dërguar në spital, duke thënë se fëmijën e ka parë në rrugë të aksidentuar dhe në gjendje të rëndë. Menjëherë është njoftuar policia e Shkodrës, e cila ka nisur hetimet për ngjarjen.


Gjatë kohës që policia po hetonte, babai i fëmijës ka denoncuar rastin, ndërsa në komunikim me policinë, ai ka deklaruar se fëmija i ka rënë nga xhami i derës së pasme, ku ishte vendosur fëmija. Sipas policisë, fëmija është 5 vjeç dhe në momentin e aksidentit, babai i tij kishte me vete dhe tre fëmijët e tjerë të tij.




Skip to toolbar