Endri Çekiçi e kthen në rutinë shënimin e golit në Slloveni. Sulmuesi anësor i Kombëtares ka shënuar përsëri për Olimpija Ljubjana, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Çekiçi shënoi ndaj Mura në minutën e 59′ të takimit.
Ishte një moment rrëmuje në zonën kundërshtare, kur një nga shokët e futbollistit shqiptar gjuan drejt portës, por topi devijohet nga mbrojtësit vendas. Brenda zonës ndodhet dhe sulmuesi kuqezi, që gjuan direkt topin duke e dërguar në rrjetë.
Ky ishte goli i 6-të në kampionatin slloven për sulmuesin shqiptar në 9-të ndeshje të aktivizuara. Endri Çekiçi u transferua gjatë merkatos së dimrit nga Dinamo Zagrebit te Olimpija Ljubjana.