Luan Rama: Sot zgjedhjet si në kohën e Enver Hoxhës, me një kandidat

AKTUALITET


Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbajtur një takim me strukturat e saj në Tiranë, ku nënkryetari Luan Rama përsëriti se protestat nuk do të ndalen deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas Luan Ramës sot zgjedhjet mbahen njësoj si në kohën e Enver Hoxhës, me një kandidat.

“Koncesionet bëhen në mënyrë skandaloze dhe të paligjshme. Protestat janë një shenjë revolte ndaj korrupsionit të madh qeveritar. Me protestat, tregojmë forcën tonë në rritje. Qytetarët e meritojnë hapjen e negociatave, por korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk e lënë Shqipërinë të integrohet drejt BE-së. Raporti flet qartë dhe aty vihet në dukje krimi i organizuar që ka zaptuar vendin dhe mban nën kontroll qeverinë. Ne nuk do të ndalemi deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Tani zgjedhjet mbahen me një kandidat. Njësoj si në kohën e Enver Hoxhës, na paraqitet një kandidat, ky është fronti, klani i Rilindjes. Kur themi Rilindja, nënkuptojmë krimin në qeveri.” – tha Luan Rama



Skip to toolbar