Aksident në Devoll/ Motomjeti përplaset me automjetin, dëmtohen dy drejtuesit

AKTUALITET


Një aksident ka ndodhur këtë të premte në Devoll. Mësohet se një motomjet është përplasur me një automjet.

Si pasojë, janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilën janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:50, në fshatin Barçanj, Devoll, motomjeti me drejtues shtetasin 30 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin 72 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al



Skip to toolbar