Arrestohet ish-zv.ministri i Shëndetësisë Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj

AKTUALITET


Sot në mëngjes policia ka ekzektuar urdhërat e ndalimit për anëtarët e Komisionit të tenderit për dhëninen e koncesionit të sterilizimit.

Policia ka shoqëruar Klodian Rjepaj, ish zëvendësministri I Shëndetësisë, Petro Mersini ish Drejor i Drejtorise Spitalore në pension, Marsela Serani juriste, Saimir Kadiu si anetar i Komisionit te tenderit si dhe Ilir Rrapaj biznesmeni që është pjesë e koncesionit, për të cilët është kërkuar arrest me burg.


Për detyrim paraqitje janë dhe anëtarët e tjerë të Komisionit të tenderit  emrat e të cilëve nuk janë ende të njohur.

Tenderi i sterilizimit ka më se një vit që hetohet.

Dje në mëngjes policia shqoëroi biznesmenin Ilir Rrapaj I cii është pjesë e këtij koncesioni, për shkak se nuk ishte paraqitur për tu marrë në pyetje nga hetuesit.
Operacioni është në vazhdim.




Skip to toolbar