Berisha do hapë burgjet: Do lirohen të burgosurit, mbahen kot në qeli

Më të fundit


“Tjetër? Se ju bëni ca pyetje jashtë programit, por unë i pranoj”

Akuzon kryeministrin se nuk pranon pyetje, por Berisha një ditë para fushatës mori rolin që nuk e ka pranuar kurrë. Ai kërkoi të shmangte pyetjet për fushatën. Ndonëse reflektoi shpejt.

“Unë s’jam si Rama, ju e dini, unë i pranoj pyetjet tuaja. Jo. Shkoni bëjini pyetje atij, spranon ai”

Doktori duket se mendjen nuk e ka më 11 prill, por më 11 maj. Ai zbuloi se do e mbrojë votën, por me një ndryshim nga Lulzim Basha, mbrojtja e tij do të nisë pas zgjedhjeve, sapo të mësojë rezultatin.

“Ndryshimi është si dita me natën. Nëse opozita do të kishte mbrojtur votën, atëherë Rama s’do ishte më kurrë në pushtet. Unë premtoj se do e mbrojmë votën. Të mendosh se Edi Rama nuk do të bëjë çdo përpjekje për të manipuluar votën është të gënjesh veten”

Berisha u tregua i sinqertë, kur tha se është ogur i bardhë, kur europianët i hapin derën atij, ndërsa në të njëjtën kohë Ramës i vijnë në Tiranë. Ai nuk e fshehu se kur shkon në Strasburg, sulmon hapur drejtësinë ndërsa zbuloi edhe një plan të fshehur, lirimin e të burgosurve pas 11 majit, pa përjashtuar edhe Ilir Metën.

“Qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se një e treta e të burgosurve janë plotësisht të pafajshëm, pa asnjë akuzë. Se mbi dy të tretat e tyre janë të padënuar, për definicion, të pafajshëm dhe se norma e standarde të tilla nuk kanë ekzistuar as në diktaturën më të zezë staliniste në Shqipëri. Ky rekord është ndër më të zinjtë në Europë.”

Megjithatë, Berisha u kujtua nesër përveç hapjes së fushatësh, është dhe 40-vjetori i vdekjes së Enver Hoxhës. Doktori tha se nuk beson tek profecitë, pasi ato ia ka lënë Ramës.

“A ka të bëjë me koincidencë, asnjë lidhje nuk ka. Tani të themi të vërtetën, po ta bënte PS-ja e cila e ka at shpirtëror dhe ka lidhje në krim me nomenklaturën, Edi Rama edhe mund të shkonte mendja. Unë nuk jam profet. Nuk marr rol profeti.”

Dhe si për rrëzuar koincidencën, Berisha njoftoi se nesër, nga përvjetor vdekje, do e kthejë fushatën në ditë dasme, me La Çivitën.

“Problemi është se, çifti dashurohet muaj apo vite, por e ka një ditë që ndryshon dhe paraqitet krejt tjetër dhe të gjithë pavarësisht se i kanë parë qindra e mijëra herë, vrapojnë ti shohin atë ditë si çift, me kostumin e nusërisë.”



Skip to toolbar