Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se Sali Berisha, pranoi që pas marrjes së vulës, grupi i deputetëve që mbështetën Lulzim Bashën, bashkë me të, të kishin fraksion në PD.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çollaku u shpreh se Basha e refuzoi propopzimin e Berishës.
“Që PD të jetë e bashkuar, duhet të ketë marrëdhënie me SHBA. E vetmja alternativë ndaj këtij pushteti, është PD e bashkuar. Pse nuk u bashkua PD? Ishte produkt i një ngjarjeje. Në këtë rast, ftesa nga Sali Berisha ka qenë totalisht e hapur, e drejtpërdrejt dhe e vërtetë.
Te rasti i zotit Basha, ne kemi qenë 13 deputetë që mbështetën PD zyrtare, deri në atë moment. Pas ndarjes së legjitimitetit të vulës, vendimi jonë, ne do ishim në PD zyrtare. Gjithë kjo pjesë, ne kishim mundësi, që duke përfituar nga statuti që kishte rithemeluar zoti Berisha, vetëm me 8 firma ne shpallnim fraksion brenda PD. Me të njëjtat të drejta, me struktura paralele.
Kërkesa ime e parë ndaj drejtuesve të PD në atë kohë kur ndodhi debati i vulës, ka qenë, i qëndroni parimit, nëse themelojmë statut, drejtim paralel, strukturë paralele, ka qenë po. nuk e refuzoi Berisha. Ata thanë po. Basha tha jo, Berisha është fraksioni im. Berisha pranoi që ne të akomodohemi në PD, me formatin e një fraksioni. Refuzimi ka ardhur nga Basha, jo nga ne”, theksoi ai./abcnews.al