Deklarata e Veliajt për arrestimin e zyrtarëve të Bashkisë Tiranë/ Zheji: Erioni bëri një gjest të fortë, kërkoi falje

Më të fundit


Analisti Artur Zheji i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi deklaratën e kryebashkiakut Erion Veliaj për arrestimin e zyrtarëve të lartë të Bashkisë së Tiranës.

Veliaj deklaroi “Drejtësia të vazhdojë punën e saj, s’e kam shkelur kurrë ligjin dhe besimin e qytetarëve që më kanë votuar tre mandate”


Në lidhje me këtë deklaratë Zheji tha se Veliaj ka bërë një gjest të fortë politik, kërkoi falje.

“Saga vazhdon, pavarësisht analizës shteruese. Si Ahmetaj i vodhi dardhat, ashtu bënë edhe drejtorët. 5D ishte një kompani që jo vetëm vidhte dardhat, por i bënte marmelatë, reçel. Rama bëri një gjest politik të fortë duke e qepur plagën dhe unë shpresoj që plaga të jetë pastruar në brendësi. E thënë kjo, edhe Erioni bëri një gjest të fortë, kërkoi falje. Nuk tha “jo po…”, pra pati një guxim krahasues mes vetes dhe kryeministrit. Gjëja e çuditshme ishte ndjesia e uljes, faljes. Përulja është pak e fortë, se nuk kemi kulturë të fortë krishtere, por islamike.”, tha Zheji. /abcnews.al




Skip to toolbar