Dhuna ndaj të moshuarës/ Kërcënoi drejtorin e azilit, prangoset bashkëshorti i një prej infermiereve

KOSOVA


Kryefjalë e diskutimeve dhe debateve dje ishte ngjarja e rëndë në Pejë, ku infermieret e një qendre të kujdesit ndaj të moshuarve ushtronin dhunë ndaj një zonje të pambrojtur.Infermierja Aurona Pelaj shihej në pamjet që bënë xhiron e rrjetit duke goditur të moshuarën, ndërsa koleget e saj shihnin skenën duke qeshur, pa ndërhyrë.

Ngjarja ka ndodhur në Shtëpia e kujdesit për të moshuarit “Orenda”, ku infermierja Pelaj dhunonte një të moshuar që vuan nga alzheimer, ndërsa punonjëset e tjera Altina Rexhepi dhe Ramzije Kuqi, buzëqeshnin.


Pas publikimit të videos Bordi i Qendrës për Përkujdesjen e të moshuarve “Orenda”, ka marrë vendimin për pushimin nga puna për katër infermieret e përfshira në këtë ngjarje që ka tronditur mbarë opinion publik. Ndërkohë, policia arrestoi dy prej infermiereve. Por siç duket kjo ngjarje ka nxehur gjakrat, pasi bashkëshorti i njërës prej infermiereve ka kërcënuar pronarin e kësaj qendre, Anton Rasaj. Pas marrjes në pyetje nga policia, ky shtetas më pas është lënë i lirë.




Skip to toolbar