Greqi, shqiptari digjet brenda makinës

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë të enjtes në Greqi, në zonën midis Manolas dhe Haraki të Rodos ku një shtetas shqiptar është djegur brenda në makinë. Ngjarja është zbuluar nga kalimtarë vendas  të cilët kanë njoftuar Policinë.

Për shkak të djegies së madhe 56-vjeçari nuk mund të identifikohej, por pas verifikimit të targës së makinës rezultoi se i përkiste një shqiptari.


Autoritetet shprehen për mediat vendase se ekziston një video ku shihet se flakët e makinës kanë nisur nga jashtë saj duke përfshirë më pas të gjithë automjetin.

Por nga ana tjetër mediat e vendit fqinjë shkruajnë se shqiptari kishte probleme financiare dhe mund të ketë kryer akt vetëvrasje. Viktima ishte i martuar dhe babai i një vajze, por emri i tij nuk bëhet publik. Ai u gjend i djegur në sediljen e shoferit në mjetin tip Hyundai.

Dyshimet rreth kësaj ngjarje janë të shumta, por mendohet se mund të kemi të bëjmë dhe me vrasje. Policia greke është duke hetuar më tej për ngjarjen në fjalë.




Skip to toolbar