SHBA, me dy përfaqësuese në gjyqin ndaj Tahirit

AKTUALITET


SHBA-të prej kohësh janë investuar në reformën në drejtësi dhe në zbatimin e saj. Gjyqi ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ishte një rast për t’u parë sesi zbatohet reforma në drejtësi në vendin tonë. Ndaj dhe SHBA-të e kanë ndjekur në vazhdimësi këtë proces. Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës dhe mbrëmjes së të enjtes.

Gjyqi maratonë ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri  është ndjekur nga dy përfaqësuese të ambasadës amerikane në Tiranë. Dy zonjat në foton e mësipërme kanë ndjekur gjatë gjithë kohës procesin gjyqësor dhe gjatë mbrëmjes së të enjtes ato u larguan nga gjykata vetëm pasi u dha vendimi dhe vetëm pasi u largua ish ministri Tahiri.


Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë ish-ministrin për shpërdorim detyre me 5 vite burg, dënim që i kalon në shërbim prove dhe ministri nuk kryen asnjë ditë burg. Vendim për të cilin ish ministri nuk u shpreh i kënaqur por tha se do ta apelojë për të fituar pafajësinë.

Perfaqesueset e SHBA



Skip to toolbar