Prokuroria e Tiranës ka kthyer pas në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore materialet e referuara nga kjo e fundit për dyshime të ndërhyrjes së paligjshme në sistemin TIMS.
Një muaj pas depozitimit të kallëzimit Prokuroria e kryeqytetit ka vlerësuar nevojën e kryerjes së veprimeve shtesë nga ana e AMP.
Kallëzimi i AMP erdhi pak ditë pas denoncimit të skandalit që ngjalli edhe një reagim të Ambasadës amerikane në Tiranë.