‘Gërdeci’, Fatmir Mediu: Dëshmitarët mos të heshtin

AKTUALITET


SPAK ka kërkuar marrjen në pyetje të ish-ministrit Fatmir Mediu. Seanca e radhës në GJKKO për tragjedinë e Gërdecit do të mbahet në 21 shkurt.

Në një deklaratë për mediat, ish-ministri i Mbrojtjes duke komentuar edhe mos paraqitjen e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, kërkoi që dëshmitarët mos të heshtin.


“Në këtë proces gjyqësor prej disa kohësh nuk ka asnjë dëshmitar të thirrur nga prokuroria, që të ketë thënë qoftë se ministri ka edhe një grimcë faj.

Procesi i demtonimit është thirrur nga strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, që nuk lidhen më fushën e veprimtarisë së Ministrisë.

Sa i përket vazhdimit të procesit i bëj thirrje që secili të vijë. Të mos zgjedhin pozicionin e heshtjes, sepse do ishte mirë që me dëshmitë e tyre të hedhin sa më shumë dritë”- tha Mediu.




Skip to toolbar