Gjiknuri: Dilni masivisht në votime, jepini përgjigjen e merituar provokimeve të Metës

Më të fundit


Nga rajoni nr. 1 i qytetit të Vlorës ku mbylli fushatën, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, pati disa mesazhe edhe për Metën.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujtesë dhe ti përgjigjen me referendum vote thirrjeve të Presidentit për kryengritje.


“Të tjerët nuk kanë shans të kërkojnë votë në Vlorë dhe në duhet të jua heqim këtë shans në Vlorë me votën tonë. Partia Demokratike e ka treguar veten në Vlorë, 8 vite kur ishin në pushtet nuk bënë asgjë për  Vlorën, ‘0’.  E dini shumë mirë, asgjë nuk kanë bërë, mos të them në të kaluarën më të largët që disa tani na kanë filluar dhe evokojnë 97-tën. I dimë shumë mirë qasjet e PD për Vlorën. Në përgjithësi, riciklojnë të njëjtat figura. Ata kanë deklaruar me zë dhe me figurë se projektet e Vlorës do ti lënë në mes. Unë kam takuar shumë të djathtë këtu që janë nga kjo lagje, ju e dini se kjo është lagje historike, një pjesë e tyre mbase nuk kanë qenë mbështetësit tanë. Më kanë thënë: ‘Të shtrëngoj dorën Damian, i them faleminderit Edi Ramës se na rriti  vlerën e gjithë këtyre pronave, kemi qenë të djathtë por do të votojmë për ju se votojmë për zhvillimin’. Ndaj them se nuk ka motiv ta çojmë  votën diku tjetër”, theksoi Gjiknuri.




Skip to toolbar