Hidhte në treg kartëmonedha false/ “50 Dollars” kap organizatorin e parave të falsifikuara

AKTUALITET


Është finalizuar faza e dytë të operacionit policor të koduar “50 Dollars”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë.

Bëhet e ditur se në kuadër të këtij operacioni është ndaluar L. D., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.


Nga hetimet e kryera, dyshohet se 46-vjeçari është organizatori i një grupi personash që ka hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytetin e Korçës, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara. Kujtojmë se gjatë operacionit “50 Dollars”, i zhvilluar rreth 2 muaj më parë, janë arrestuar 3 persona, pjesë e grupit që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit fizik atij i është  gjetur një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që ai përdorte.




Skip to toolbar