I vdes nusja 1 orë pas lindjes, burri rrëqeth me mesazhin për mjekët

AKTUALITET


25 vjeçarja Rexhina Debrova nga Bradasheshi u nda nga jeta 6 muaj më herët, vetëm 1 orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Ai vdiq në spitalin e Elbasanit si pasojë e një arresti kardiak, por familjarët akuzuan stafin mjekësor dhe bashkëshorti fill pas 6 muajsh thotë se ende nuk është zbardhur shkaku i vdekjes dhe përmes një mesazhi të postuar në rrjet kërcënon dy mjekët që operuan Rexhinën.

“Ardjan Kadaifçiu je shkaktari i parë dhe kryesor për vdekjen e Rexhinës..nuk kam harruar se në atë orë te zezë ke ngritur duart lart dhe më ke thënë më vrit. Më ke përmendur gjithashtu mungesën e kardiologut dhe gabimin që mund të jetë bërë me gjilpërën. Ajo gjilpërë që shpejt do të ngulet në sy.


Blerta Arapi ti njeri i zi. Ti vrasëse e pashpirt si guxove e le Rexhinën vetëm kur ajo të thoshe “Po më mbahet fryma”. Si guxove?! Erdhe tek unë e gëzuar. I fute vetë duart në portofolin tim more sa deshe nga aty e pastaj e buzëqeshur hyre brenda dhe e gjete Rexhinën të nxirë, të pajetë!

Çfarë bëre me ato para? Ia dhe djalit tënd! Qetësia dhe heshtja jonë janë dhurata ime për ju.

Dhimbja e përgatitur për ju, do të jetë qetësia e të ardhmes time”, shkruan bashkëshorti i Rexhinës.

Ajo ndërroi jetë më 23 prill, një orë pas lindjes. Mjekët thanë se 25-vjeçarja Rexhina Debrova pësoi arrest kardiak duke ndërruar jetë. Familjarët akuzuan mjekët për vdekjen e saj.




Skip to toolbar