“Arratisen” irakianët, policia i ndalon në Kukës

AKTUALITET


Policia e Kukësit ka ndaluar 26 shtetas irakianë, në momentin që ishin duke tentuar për të kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë në mënyrë ilegale.

Sipas informacionit të dhënë nga Blutë e Kukësit, mësohet se janë ndaluar 13 burra, 5 gra dhe 8 fëmijë të moshës 4-13 vjeç.


Pasi ka bërë ndalimin e irakianëve, policia i ka shoqëruar ata në Komisariatin e Kukësit, aty ku ka nisur t`i marrë në pyetje.

Praprakisht, dyshohet se irakianët e ndaluar në kufi, janë larguar fshehurazi nga qendra e azilit në Tiranë.

Nuk dihet ende nëse personat kanë pasur shoqërues, që do t`i dërgonin në Kosovë, ndërsa mbetet për tu zbardhur, gjithashtu, dhe destinacioni përfundimtar i tyre.




Skip to toolbar