Incidenti në Mitrovicë, Vuçiç: Provokim për serbët

KOSOVA


Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka komentuar ngjarjet e fundit politike në Kosovë për shkak të zgjedhjeve ku paralajmëroi provokime në veri të Kosovës.

I pari i shtetit serb, para takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, foli rreth vizitës së realizuar në Mitroviën e Veirut të presidentes në Detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit dhe liderit të VV-së, Albin Kurtit, të cilat i cilësoi si provokime të shqiptarëve ndaj serbëve.


“Tani ka histeri rreth zgjedhjeve, sepse pritet fitorja e koalicionit rreth Haradinajt”, tha ai.

Ndër të tjera ai ka falenderuar serbët për reagimin e tyre të përmbajtur gjatë mbërritjes së politikanëve shqiptarë në veri dhe vuri në dukje se “Ne duhet ta ruajmë paqen.”

“Ju erdhët te serbët për t’i poshtëruar, fyer ata dhe për t’u thënë serbëve kjo nuk është e juaja, kjo është e jona. Serbët abstenuan dhe reagimi ishte verbal, nuk kishte asnjë dhunë fizike. Falënderoj ata për përmbajtjen e tyre. Ne duhet të mbajmë stabilitetin jo sepse “Ne jemi më të dobët, sesa paqja dhe stabiliteti na përshtaten më shumë, sepse Serbia po ec më shpejt se kurrë. As marrëdhëniet rajonale dhe as bota nuk kanë ndryshuar kaq shpejt”, tha Vuçiç.




Skip to toolbar