Interi mori një fitore të rëndësishme ndaj Genoas në kampionat, teksa tashmë shkon +15 nga Juventusi i vendit të dytë. Një triumf spektakolar nga zikaltërit, ku Kristjan Asllani padiksutim ishte protagonisti kryesorë në fitoren 2-1 të ekipit të tij.
Mesfushori i kombëtares i hapi rrugë fitores së Interit, teksa shënoi edhe golin e parë për të tijtë në minutën e 30-të të takimit. Në fakt ky ëhstë edhe goli i tij i par ënë kampionat me fanelën e zikaltërve që tashmë vënë një dorë te titulli kampion.
Pas këtij triumfi nuk ka kursyer elozhet Simone Inzaghi për Asllanin, me këtë të fundit që në 3 ndeshjet e fundit ka qenë titullarë. Trajneri i italianëve vlerëson paraqitjen e 21-vjeçarit, teksa thekson se ka 3 ndeshje rresht që luan brenda një jave dhe ka treguar gjithmonë lartësinë e duhur.
“Asllani duhet duartrokitur, ka luajtur tre ndeshje në një javë dhe ka qenë i aftë dhe i disponueshëm. Nuk kanë qenë tre ndeshje të thjeshta, ndaj e përgëzoj. Të gjithë bënë mirë, por më duhet t’i jap lëvdata publike sepse ishte shumë i mire, fantastik.
Shpresoj që Fratezi dhe Çalhanollu të rikuperohen për Bolonjën, në tre ndeshjet e ardhshme do të më duhen të gjithë në dispozicion sepse do të jenë shumë, shumë kërkuese”, ka deklaruar timonieri i zikaltërve.