Je kujtuar vonë për plazhet. Rama-komentuesit: Çfarë të bëjmë më parë me këtë opozitë

AKTUALITET


Aksioni i Policisë së Shtetit për lirimin e hapësirave publike nëpër plazhe, të zaptuara nga bizneset private, ka hapur diskutime mes komentuesve të kryeministrit Rama në faqen e tij në Facebook. Shkak është bërë publikimi i fundit i kryeministrit i cili ka publikuar një video nga plazhi i gjirit të Gjipesë, ku policia ka liruar plazhin nga privati. Lumë komentesh kanë mbërritur në adresë të kreut të qeverisë shqiptare. Mes këtyre komenteve spikat një qytetar, i cili shkruan se ky aksion ishte i duhuri, por i vonuar.

Kaq ka mjaftuar që të përgjigjet edhe kryeministri, ndërsa shton se më këtë aksion duhet të merreshin bashkitë e zonave bregdetare dhe se qeveria s’kishte ç’të bëntë më parë me këtë opozita që i ka rënë të ketë.


“S’jam kujtuar vonë jo, po duhet ta kishin bërë bashkitë bregdetare këtë punë, se ata e kanë me ligj përgjegjësinë po fjalët e mia i mori era çdo vit dhe tani boll, s’ka më të vuajë populli e të bëhet tokë e xanun vija bregdetare e Shqipërisë, se bashkitë s’duan sherre a duan aranxhata. Megjithatë ke edhe ti të drejtën tënde, po çfarë të bënim më parë ne leshelinë që gjetëm e me opozitën që kemi”, shkruan Rama.

Kryeministri ka njoftuar më herët se në shtator qeveria do të dërgojë në kuvend për miratim ligjin për vijën bregdetare përmes të cilit plazhet kalojnë në administrimin e qeverisë dhe jo të bashkive siç ka qenë deri tani.




Skip to toolbar