Koronavirusi, Haki Çako: Kjo është emergjencë civile, rezervat tona janë të plota

AKTUALITET


Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, deklaroi se koronavirusi është një emergjencë civile që i bashkëngjitetet asaj shëndetësore.

“Është një emergjencë civile e karakterit të emergjencave shëndetësore, parashikuar në ligjin 45 për Mbojtjen Civile, ndaj edhe e gjithë qeveria është vënë në lëvizje, bashke me të gjitha strukturat e shtetit, të cilat zbatojnë masat e marra nga Task Forca. Kjo është një pandemi e pa ndodhur më parë, janë në alert gjithë vendet e botës. Ne me të gjitha strukturat jemi të angazhuara për zbatimin e masave për t’ju ardhur në ndihmë gjithë qytetarëve”,- tha Çako.


Ai tha ndër të tjera se nga ana e rezervave nuk ka vend për panik.

“Nëse mbyllen importet, gjë që nuk besoj që ndodh pasi jemi pjesë e një tregu të lirë, rezervat janë të plota, nuk do të mund të kushtëzohen”.




Skip to toolbar