Krahu i djathtë i Vuçiç: Injoranca e madhe ka rrezikuar paqen

AKTUALITET


Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviç, i pranishëm në Tiranë në konferencën ndërkombëtare me temë “Feja si instrument për paqen”, tha se injoranca dhe mosnjohja e mjaftueshme e historisë së dy shteteve, pra e Serbisë dhe e Shqipërisë ka çuar në keqkuptime dhe ka rrezikuar edhe paqen.

Krahu i djathtë i Vuçiç tha se shumica e serbëve nuk e dinë se një nga shenjtët e Serbisë ishte një fisnike shqiptare, ashtu siç, sipas tij, edhe shumica e shqiptarëve nuk e dinë se shenjti i varrosur në Elbasan ishte serb.


 “Injoranca jonë e madhe na ka çuar neve në pakuptimësi dhe ka rrezikuar paqen. Niveli i injorancës është dëshmitar i asaj që kemi sot. Shumica e serbëve nuk e dinë sot që një nga shenjtët e Serbisë, ishte një fisnike shqiptare.

Ashtu edhe shumica e shqiptarëve, nuk e dinë që shenjti i varrosur në Elbasan ishte serb. Përveç faktit që ne kemi jetuar pranë njëri-tjetrin për shekuj është se nuk e njohin njërin-tjetrin mjaftueshëm. Ndaj ne duhet të dialogojmë dhe parakusht për dialogun është liria e fesë”,, tha Selakoviç.




Skip to toolbar