Lukashenko: Një luftë e tretë botërore-nukleare po qëndron në horizont

BOTA


Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka paralajmëruar sot se një luftë e tretë, nukleare po “qëndron në horizont.”

Sipas tij, shkak për këtë situatë është mbështetja e NATO-s për Kievin, ndërsa theksoi se Rusia mund të përdorë armë bërthamore nëse druhet se mund të mposhtet në Ukrainë.


Lukashenko, i cili është aleat i Vladimir Putinit, deklaroi pa sjellë prova, se Perëndimi po përgatitet që ta pushtojë Bjellorusinë dhe ta shkatërrojë.

Sipas diktatorit bjellorus, vendimi i Perëndimit për të dërguar tanke, raketa dhe artileri në Ukrainë vetëm sa e solli botën më afër një “apokalipsi bërthamor.”

Sipas aleatit të Putinit, ka vetëm një mënyrë për të zgjidhur problemin në Ukrainë.

“Bisedimet pa parakushte që duhet të fillojnë menjëherë”. Lukashenko propozoi gjithashtu një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.

Nga ana tjetër, Kremlini është përgjigjur se për Rusinë asgjë nuk ndryshon dhe se “operacioni special ushtarak”, vijon.




Skip to toolbar