Maqedonia e Veriut kundër korrigjimit të kufijve në Kosovë: Ide e tmerrshme

BOTA


Maqedonia e Veriut është radhitur në krahë të atyre shteteve që janë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se një mendësi e tillë nuk duhet të ekzistojë më në shekullin e 21 dhe se për herë të fundit ka ndodhur nga fuqitë e mëdha në 1923.

‘Në lidhje me idenë e korrigjimit të territoreve, mendoj se bëhet fjalë për ide anarkike që nuk i takon shekullit 21. Mendoj se ajo është ide e shekullit 19 ose ndoshta edhe më herët. Është e patolerueshme që të flitet për një ide të tmerrshme për shkëmbim të territoreve në shekullin 21. Herën e fundit një gjë e tillë ka ndodhur me mbështetjen e fuqive të mëdha para rreth një shekulli, në vitin 1923. Pyetni grekët dhe turqit se si edhe ditëve të sotme kanë pasoja nga shkëmbimi i territoreve. Nuk mund as të mendoj se mund të ndodh diçka më e keqe, se sa dikush të mendojë seriozisht t’i qaset ekzekutimit të një projekti të tillë.” – tha presidenti Pendarovski


Pendarovski tha se zgjidhja e vetme mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë me dialog dhe kompromis mes tyre.




Skip to toolbar