Meta refuzoi të paraqitet mblidhet Komisioni , Bushka: S’kemi më nevojë për prova të reja

Më të fundit


Do të mblidhet sot Komisioni Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga presidenti Ilir Meta për procesin e shkarkimit të presidentit.

Një ditë më parë Meta refuzoi që të paraqitet duke nënvizuar se nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit.


Komisioni Hetimor pritet që të hartojë një raport paraprak në lidhje me provat e mbledhura për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

I pari që mori fjalën ishte kreu i këtij komisioni, Alket Hyseni. Ai bëri thirrje që anëtarët e këtij komisioni duhet t’i referohen vetëm ligjit dhe të respektojnë Kushtetutën, duke kaluar përtej emocioneve dhe bindjeve politike.

“Në bazë të provave të administruara, postimeve të ndryshme, pamjeve filmike, reagimet e komuniteteve, që të gjykohet mbi bazë të respektit të Kushtetutës, të ligjeve të Republikës dhe të jemi sa më objektiv, përtej emocioneve dhe bindjeve politike dhe përkatësisë politike të secilit nga ne.”, tha Hyseni.

Klotilda Bushka: Jemi në fazën ku nuk kemi më nevojë për prova të reja. Provat janë administruar para Komisionit. Jemi një komision hetimor që po diskutojmë mbi shkeljet e bëra të Presidentit nga 49 deputetë që kanë firmosur këtë nismë. Objekti i hetimit është hetimi dhe verifikimi nëse aktet e kryera dhe deklaratat e dhëna nga presidenti, gjatë fushatës dhe ditën e heshtjes zgjedhore dhe në 25 prill, nëse janë kundër kushtetutës.




Skip to toolbar