Mbytet në pus 70-vjeçari në Durrës

AKTUALITET


Një burrë është mbytur në pus gjatë natës së shkuar. Viktima është identifikuar si 70-vjeçari A. L.

Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të mesnatës në zonën e Katundit të Ri.


Për të nxjerrë nga pusi trupin e pajetë të 70-vjeçarit, është dashur ndërhyrja e zjarrfikëse. 

Policia ndodhet në banesë dhe po heton shkaqet e mbytjes së 70-vjeçarit, ku paraprakisht dyshohet se është aksidentale. 

Raportohet se dyshimet e para janë se i moshuari ka rrëshqitur e ka përfunduar në fund të pusit me ujë.




Skip to toolbar