“Mësues të infektuar, shkolla e inauguruar nga Veliaj, me COVID 19?”, Bashkia i përgjigjet PD: Do të zhgënjeheni në 25 prill

AKTUALITET


Bashkia e Tiranës i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me shkollën “Jeronim De Rada”. Ka qenë vet kreu i bashkisë, Erjon Veliaj që i është përgjigjur akuzave të ish-deputetes Albana Vokshi, ku në emër të PD-së ajo theksoi se 10 mësues në këtë shkollë rezultojnë të infektuar me COVID 19. Po ashtu ajo pohoi se kjo shkollë u inaugurua nga Veliaj, i cili ishte i prekur me koronavirus. 

Ai i kërkoi opozitës që të mos përdorë merakun e prindërve për kauzat e saj politike, ndërsa i siguroi se do të zhgënjehen më 25 prill. Sipas tij, politika e shëmtuar, me merakun e një prindi të sinqertë, është një politikë pa të ardhme. 


“Për këdo që mundohet të përdorë merakun e prindërve, i them se do zhgënjehen shumë, jo vetëm më 25 prill, por do ta zhgënjejmë përditë, deri në 25 prill, kur do të vijë edhe zhgënjimi final i atyre që mundohen të përdorin meraqe prindërore për kauzat politike. Shkolla në Pezë Helmës do të hapet nesër në shkollën private “Vëllezërit Kajtazi”. Ata nuk e përdorin më godinën sepse shkolla e tyre ka pësuar një transformim, kështu që atë ndërtesë do ta përdorim për nxënësit e Pezë Helmësit. Kur gjërat transformohen dhe produkti duket, kupton se politika e shëmtuar, me merakun e një prindi të sinqertë, me merakun e një fëmije, është një politikë që nuk ka të ardhme. Të ardhme ka politika e drejtë, pranimi i së vërtetës, pranimi i sfidave, ndarja e punës, pastaj çuarja e punës deri në fund, për të patur histori suksesi si sot me shkollën ‘Jeronim de Rada’”, tha ai.




Skip to toolbar