Rihapet aksi Bogë-Theth/ ARRSH apel drejtuesve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, respektoni sinjalistikën

AKTUALITET


Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në aksin Bogë-Theth intensiteti i reshjeve të dëborës ka rënë, por borëpastrueset po vijojnë punën për pastrimin e rrugës.

ARRSH njofton gjithashtu se rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve ndërsa apelon drejtuesit që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.


“Në Bogë-Theth intensiteti i reshjeve ka rënë por mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje për pastrimin e dëborës zgjerimin e pjesës kaluese dhe shpërndarjen e kripës për evitimin e ngricave.

Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.




Skip to toolbar