Ndihmës Sekretari amerikan Todd D. Robinson vizitë në Shqipëri dhe Kosovë, pritet të takohet me Ramën dhe Osmanin

BOTA


Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson do të vizitojë Tiranën nga datat 18-20 mars.

DASH njofton se ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me instancat që mbështesin sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Më pas, ai do të udhëtojë në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani.


“Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri, nga data 18-20 mars, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

Nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët e INL në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.“, njofton DASH.




Skip to toolbar