Në fushatën e tij Rama u ndal edhe në Berat ku gjatë takimit me gratë dhe vajzat tha se PS bëri reformën në drejtësi, kurse kundërshtarët politikë kur ishin në pushtet shinin njerëzit që vriteshin nga dritarja e zyrës.
Rama tha se Berisha kërkon që të shkrijë SPKA, por kjo gjë nuk duhet lejuar prandaj u bëri thirrje grave që më 11 maj të votojnë për Shqipërinë në BE, për një sistem funksional të drejtësisë.
“Këta nuk kanë asnjë pendesë që kanë vrarë njerëz. Bufi i kënetës dhe këto kukumjaçka dhe zhapikë kanë vrarë njerëz. Shikonin njerëzit se si vriteshin nga dritarja e zyrës së tij. Dhe kur prokuroria e përgjithshme kërkoi që të ndalonte tre policë, bufi doli dhe tha kjo është një lavire. A e përfytyroni dot ju tani, jo nuk e përfytyroni dot sepse sot nuk ndodh, por nuk ka garanci të përhershme.Bufi e thotë troç që më 11 maj më jepni votën mua që të shkri SPAK-un, që ta çojë Shqipërinë atje ku ishte.
Që kjo të mos ndodhë as kur të mos jem unë Shqipëria duhet të hyjë në BE dhe të mos qeveriset sipas oreksit të atij që është në pushtet këtu. Kushdo barazi para ligjit duhet të votojnë për PS, socialistët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, por dhe demokratët të mbyllin bundën dhe të votojnë PS, të mbyllin sytë dhe të votojnë PS për fëmijët e tyre”, tha Rama.