Presidenti i PE: Gati të ndihmojmë shqiptarët për rindërtimin

AKTUALITET


Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë të shtunën e 21 shtatorit,  ka reaguar Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli i cili ka shpërndarë në twitter një mesazh solidariteti ku shkruan se Evropa është gati të ndihmojë shqiptarët për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e ndërtesave të shembura prej tërmetit.

Numri një i PE shprehet se është në mbështetje të popullit shqiptar dhe atyre që janë lënduar apo kanë humbur banesat e tyre nga tronditja e fortë.


“Në këto orë të vështira, ne qëndrojmë me popullin shqiptar. Mendimet tona janë me ato që janë lënduar ose kanë humbur shtëpitë e tyre. Evropa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin”, shkruan Presidenti i PE.

Të shtunën pasdite Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter që forcën e tij në Durrës ku ishte epiqendra, e kishte 7 ballë. Fatmirësisht nga tërmeti nuk pati viktima, por vetëm disa persona të lënduar. Ndërkaq sipas ministres Balluku janë 500 banesa të dëmtuara për të cilat shteti do të japë ndihmën e tij. Ndaj dhe ndihma e Europës në një situatë të tillë është mëse e mirëpritur./realstory.al




Skip to toolbar