Procesi i rinumërimit, Celibashi: Për shkeljet e rënda do kërkojmë penalite!

Më të fundit


Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka prezantuar rezultatet e procesit të rinumërimit.

Ai u shpreh se 520 qendra votimi iu nënshtruan procesit të verifikimit. Ndërsa shtoi se 40 qendra votimi ishin me diferencë për kandidatët rezultoi nga 10  20 vota.


Sa i përket natyrës së pavlefshmërisë së fletëve të votimit, Celibashi cilësoi se 41% fletë votimi kanë rezultuar të pavlefshme sepse është votuar për më shumë se një subjekt.

Më tej Celibashi bëri me dije se në 71% të qendrave të votimit nuk ka pasur diferencë .

“Në rastet kur penalitetet janë të karakterit penal ne do ti kërkojmë organit të Prokurorisë të bëjë hetime përkatëse”, u shpreh ai.

Sa i përket votimit elektronik, Celibashi u shpreh se nëpërmjet këtij votimi zërohen shumë probleme, ndërsa shtoi se ka avantazhet dhe disavantazhe, duke shtuar se është pro këtij procesi, por nuk e sheh si domosdoshmëri.




Skip to toolbar