Reshje të dendura dëbore në Dibër e Kukës, probleme në disa akse rrugore

AKTUALITET


Vendi është përfshirë nga reshje të dendura dëborë në zonat malorë si dhe reshjesh shiu e shtrëngatash në zonat e ulëta.

Reshjet dëbore me intensitet ka pasur në Bulqizë dhe Peshkopi. Temperaturat shënojnë 5 gradë, ndërsa raportohet për probleme në lëvizjen e mjeteve në Bypasin e Rrugës së Arbrit dhe segmentin Plan i Bardhë-Qafa e Buallit.


Po ashtu edhe territori i Kukësit gjatë gjithë natës dhe vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore, ku lartësia e borës shkon deri në 15-30 cm.Në qarkun e Kukësit, rrugët janë të qarkullueshme normalisht me goma dimërore. Po ashtu raportohet se disa zona janë pa energji elektrike.




Skip to toolbar