Rrëmbimi i Jan Prengës dhe rregullat e Kanunit. Misionari i Pajtimit rrëfen kontaktet me familjet në Shkodër

AKTUALITET


Në historinë e rëndë të pengmarrjes dhe më pas vrasjes së Jan Prengës doli në dritë dhe fakti se familja e tij kishte ndërhyrë për lirimin e tij përmes një pajtuesi gjaqesh me personat që dyshohet se kishin gisht për ngjarjen. Nikollë Shullani, kryetar i shoqatës “Misionarët e paqes dhe pajtimit te gjaqeve” në Shqipëri në një intervistë për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Senad Nikshiqi ka rrëfyer detaje nga tentativa e tij, që në këtë rast rezultoi e dështuar.Kjo pasi 49-vjeçari Prenga, që u mor peng në Kamëz në 17 janar, u tortura deri në vdekje, ndërsa ende nuk dihet asgjë për trupin e tij. Shullani pohon se vëllai dhe xhaxhai i Jan Prengës kishin shkuar tek ai ku i kishin kërkuar ndihmë që të kontaktonte me familjet e personave që aktualisht janë pas hekurave.

Po ashtu kryetar i Shoqatës së Misionareve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve ka sqarua dhe pozicionin e tij dhe të djalit në pengmarrjen dhe më pas vdekjen e Jan Prengës. Sipas tij, djali i tij nuk ka lidhje në trafikun e drogës në Angli, por ka ndërhyrë që të ndihmonte në gjetjen e Prengës. “Ka ardhur Anton Prenga, Pjetër Prenga dhe Zef Prenga, vëllai, xhaxhai dhe kushëriri duke më thënë se dyshojmë se disa shtetas nga Shkodra kanë marrë peng Jan Prengën. Unë kam shkuar tek familja Doçi por babai i tij më ka thënë se ka 8 muaj që nuk ka folur me djalin, Gent Doçin dhe do mundohem të flas, sepse nuk është në Shqipëri dhe se është në kërkim ndërkombetar për llogari të Italisë. Familja Doçi nuk më ka kthyer asnjë përgjigje nëse kanë apo jo lidhje me rrëmbinin. Kam shkuar të familja Bleta e Martin Bletës por as ata nuk më kanë kthyer një përgjigje. Kam shkuar tek familja Gështenja dhe më kanë pritur. Pas disa ditësh me kanë thirrur dhe më kanë thënë se “Korado Gështenja nuk ka asnjë lidhje dhe pasi të kryej llogaritë me shtetin shqiptar duke qenë së është në kërkim, është i gatshëm për të bërë be në kishë në praninë e 24 burrave, siç e kërkon Kanuni e zakoni. Dhe nëse bën këtë betim eshte i larë, sepse të bësh be është gjë e madhe. Më pas unë i kam thënë djalit tim në Angli, Gëzimit që të flas me Prengajt se ne i kemi miq dhe i njoh prej shumë vitesh. Familjeve në Shkoder i kam thënë që nëse kanë lidhje, ta lirojnë Jan Prengën, sepse i kam thënë që për çfarë ju ka borxh familja Prenga, jam unë dorezanë. Djali ka folur me Astritin dhe i ka thënë që nëse keni marrë mallin, drogën dorëzojeni, sepse ka folur babai me familjet në Shqipëri për të liruar pengun. Astriti e ka dorëzuar drogën, por pengu nuk është liruar. Djali im, Gëzimi vetëm i ka pyetur dhe nuk ka asnjë lidhje me drogën dhe nuk është e vërtetë se djali im ka marrë drogën nga kontinieri. Sepse kontinieri ka qenë me banane dhe është e pamundur për t’u futur. Djali im nuk ka asnjë lidhje përveçse është munduar të ndihmojë dhe të bëjë ndërmjetësin me Prengajt. Djali im nuk i njeh as Doçajt, as Gështenjën dhe as Bletën. Jam unë që i kam kërkuar djalit që te flasë me Astritin dhe nuk ia ka kërkuar askush tjetër. Me sa dimë, drogën Astrit Prenga ia ka marrë një anglezi, sepse ai i ka patur një borxh prej 700 mijë paund dhe nuk e ka ditur se mund të ketë lidhje kush tjetër. Djali im nuk e njeh as Dritan Rexhepin dhe askënd tjetër dhe është munduar vetëm të ndihmojë ashtu si unë. Me njohin shqiptarët në gjithë botën dhe kanë respekt, sepse kemi zgjidhur shumë probleme. Kanuni ka mbi 500 vite që zbatohet dhe ne nuk e shkelim.”, tha Nikollë Shullani.





Skip to toolbar