Rrogozhina voton kreun e Bashkisë

Më të fundit


 Fitorja e Rrogozhinës nuk ishte ajo që Partia Socialiste priste, por megjithëkëtë, në selinë qëndrore u duartrokit. Edison Memolla fitoi me vetëm 30 vota diferencë ndaj kandidatit të Koalicionit Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha.

Opozitari ishte në avantazh deri në momentin e fundit, kur u hap kutia e votave të të burgosurve në këtë qytet, që e përmbysi rezultatin në favor të mazhorancës. Shkëlqim Hoxha nisi një betejë ankimuese, fillimisht duke kërkuar rinumërim në KQZ.


Nga hapa e kutive, diferenca u ngushtua, nga 30 në 21, por Memolla i socialistëve ngeli fitues. Opozita u drejtua në Kolegjin Zgjedhor duke kërkuar që vota e të burgosurve të shpallej e pavlefshme sepse ata nuk ishin të gjithë banorë të kësaj bashkie.

Avokati i kandidatit të opozitës, e fitoi betejën. Kolegji Zgjedhor vendosi të përsërisë zgjedhjet në këtë bashki vetëm për kryetarin. Ato po mbahen sot, dhe mbi 32 mijë shtetar me të drejtë vote ftohen të votojnë në 54 qendra votimi.

Kandidatët janë të njëjtët si në 14 maj, por të burgosurit kësaj radhe nuk do të votojnë. Në 14 maj, votuan 10 510 persona, ose 32.02 % e atyre që ishin në listë.




Skip to toolbar