SHBA vlerëson rolin e Ramës për Kosovën

AKTUALITET


Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë Shqipërinë për rolin që pasur për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon. I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë raportimit e tij para Komitetit për Punë të Jashtme e cilësoi Shqipërinë një partnere solide, pasi ka inkurajuar normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Për të dyja vendet mund të them që janë partnere solide që kanë inkurajuar në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Të dyja janë vende anëtare në NATO”, tha ai.


Me 8 qershor kryeministri Edi Rama njoftoi se i ka dorëzuar presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz një draft për krijimin e asociacionit të komunave serbe.

Kryeministri Rama pati sqaruar se bëhet fjalë për një dokument konfidencial, i cili merr në konsideratë që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Kosovë duke zbatuar  të gjithë rekomandimet apo konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese.

Me 27 qershor, gjatë konferencës së përbashkët që pati në Bruksel me përfaqësuesin e lartë Joseph Borrel, Rama propozoi se Franca dhe Gjermania të marrin në dorë situatën dhe të organizojnë një tryezë dialogu mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Rama u shpreh se Kurti dhe Vuçiç nuk duhet të ngrihen nga tryeza e bisedimeve, pa u dakordësuar.




Skip to toolbar