Sherr mes të adoleshentëve në Vlorë, shoqërohen në komisariat

AKTUALITET


Disa adoleshentë janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin këtë të martë në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50 në lagjen “1 Maji”, pranë një berberane. Fillimisht tre prej tyre janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore pasi kishin marrë plagë të lehta dhe më pas polici.


Dyshohet se shkak i grindjes ishte një konflikt për debate në rrjete sociale.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe i kanë shoqëruar të gjitha këta shtetas, në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al




Skip to toolbar