Shfuqizohet Bordi i Transparencës për hidrokarburet

AKTUALITET


Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Këshilli i Ministrave vendosi të shfuqizojë Bordin e  Transparencës për hidrokarburet. Vendimi u njoftua nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj

“Ngritëm një bord të transparencës për kontrollin dhe monitorimin e cmimit të tregut të hidrokarbureve. Përcaktuam marzhe fitimi me qëllim limitin e cmimit të tregut dhe të limitonim abuzimet me kompanitë e tregtimit. Tregjet janë stabilizuar në cmimet që ishin përpara krizës.


Bazuar edhe në vendimin e Kushtetueses, sot morëm vendim për shfuqizimin e Bordit të hidrokarbureve.” u shpreh Ibrahimaj.




Skip to toolbar