Shkrumbohet anija e mallrave në Detin e Zi / Evakuohen 16 persona, mes tyre një shqiptar 

AKTUALITET


Një anije mallrash ka marrë flakë ditën e djeshme në Detin e Zi.

TradeWinds shkruan se ngjarja ka ndodhur në veri të Kepit të Boztepe pranë Turqisë, ndërsa 16 persona janë evakuuar nga rojet bregdetare.


Sinjalet për të shpëtuar personat në bord u dhanë përmes një radioje e më pas dy varka të rojes bregdetare, një helikopter dhe peshkatarë vendas arritën në vendin e ngjarjes.

Sipas rojeve bregdetare, 16 nga 17 persona të ekuipazhit ishin kryesisht shtetas egjiptianë dhe në bord konstatohet edhe një shqiptar. Ata u shtruan në spital pasi kishin pësuar disa lëndime të vogla, ndërsa kapiteni i anijes, rezulton i zhdukur dhe dyshimet janë se ai mund të jetë mbytur.

Autoritetet turke nuk dhanë ende asnjë informacion për shkaqet e zjarrit,  por peshkatarët thonë se flakët u përhapën në pjesën skajore të anijes. Sipas inspektorëve anija mund të ketë pasur problem me motorin kryesor dhe se mungonin pajisjet për shuarjen e zjarrit.




Skip to toolbar