“Shqipëria, avokate e Kosovës”/ Presidenti Begaj: Shpresoj për një votim të suksesshëm në Këshillin e Evropës

KOSOVA


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj thotë se Shqipëria është avokate e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë, Begaj u shpreh se shpreson që të martën, të ketë një votim të suksesshëm në Këshillin e Evropës dhe që Kosova të bëhet anëtare.


Ndër të tjera, kreu i shtetit nënvizoi se marrëdhëniet e nënshkruara mes dy vendeve, duhet të implementohen.

“Marrëdhëniet midis dy shteteve, nuk do t’i quaja shumë të mira politikisht, por janë siç duhet të jenë, jashtëzakonisht të mira dhe vëllazërore. Jemi dy shtete, por jemi një komb. Kemi detyrë për t’i qenë njëri-tjetrit afër në çdo moment. Është e rëndësishme të punijmë për popujt tanë, marrëveshjet duhet të zhvillohen, duhet të implementohen sa më shpejt.

Disa projekte srtrategjike, porti i Durrësit apo hekurudha, janë jashtëzakonisht të rëndësishme, Në marrëdhëniet ndërkombëtare, politika jonë e jashtme eshte e linjëzuar me atë evropiane dhe atë atlantike. Shqipëria e ka për detyrë dhe do të jetë avokate e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

Jam shumë me shpresë plot se nesër do të kemi votim të suksesshëm në Këshillin e Evropës. Kjo do të na japë më shumë frymëzim për punë më të mira në të ardhmen. Urime për nesër dhe faleminderit për pritjen sot.”, theksoi ai./abcnews.al




Skip to toolbar