Sondazhi, vlerësimet për udhëheqësit shqiptarë/ Leka: Berisha i katërti, tregon se nuk është lider i preferuar për shqiptarët

Më të fundit


TIRANË- Gazetari Martin Leka theksoi se renditja që i kanë bërë shqiptarët Sali Berishës si liderin e katërt më të pëlqyer, i renditur pas Edi Ramës, Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj tregon një rënie të madhe të peshës së tij politike.Ai theksoi se kjo tregon se Berisha nuk është lider i preferuar nga shqiptarët.

Gjatë fjalës së tij, gazetari Leka vlerësoi sondazhin e ABC News dhe Angi Ricerche, të cilin e konsideroi si sondimin më të mirë, të publikuar deri më tani në tregun mjedisin mediatik shqiptar.

“Sali Berisha përtej gjithçkaje, gjithë gjenezës që ka pasur pas riardhjes në krye të PD, tregon se ai nuk është lider i preferuar për shqiptarët dhe fakti që del në vendin e katërt është sondazhi më i mirë në të gjitha sondazhet që kemi pasur deri më tani. Unë marr këtë sondazh si më të mirin sipas meje”, tha ai./abcnews.al



Skip to toolbar